VV ende nuk ka vendosur nëse do t'i shkojë në takim Osmanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV ende nuk ka vendosur nëse do t’i shkojë në takim Osmanit

    Insajderi
    13 May 2025 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka komentuar ftesën e dërguar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për konsultime me partitë politike lidhur me situatën në Kuvend.

    Murati tha se ftesa do të shqyrtohet brenda Grupit Parlamentar të VV-së dhe më pas do të vendoset për pjesëmarrjen.

    “Duhet me pa se çka ka vendosur Grupi Parlamentar. Gjithsesi do të shqyrtohet ftesa. Do të shihet se për çka është dhe do të njoftojmë,” tha shkurt ai para nisjes së seancës së sotme.

    Ndërkohë, Presidenca e Kosovës njoftoi se ka nisur një proces të konsultimeve politike, me qëllim zhbllokimin e situatës parlamentare dhe konstituimin e Kuvendit.

    “Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet,” thuhet në deklaratën zyrtare të Presidencës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark