Kim Kardashian përlotet në gjykatë-Dëshmon kundër hajnave që iu futën në dhomën e hotelit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kim Kardashian përlotet në gjykatë-Dëshmon kundër hajnave që iu futën në dhomën e hotelit

    Insajderi
    13 May 2025 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kim Kardashian ka mbërritur në Pallatin e Drejtësisë në Paris për të dëshmuar mbi natën e 9 viteve më parë kur u kthye në prenë e një grupi grabitësish. Ajo ndodhet përpara 10 të pandehurve.

    Sipas BBC, Kim kujton sesi vinte gjithnjë në Paris për Javën e Modës dhe është një qytet që e pëlqen shumë. Ajo thotë se zgjohej edhe rreth orë 3-4 të mëngjesit, “ndalej në hotele të vogla për çokollatë të nxehtë, ishte magjike. Por kur erdha  për Javën e Modës gjatë atij udhëtimi, ndryshoi gjithçka”, thotë ajo e përlotur.

    Atë natë, e ëma, shoqja dhe nëna e saj kishin dalë kurse ajo po bëhej gati për të fjetur rreth orës  3 të  mëngjesit. Më pas dëgjoi hapa në shkallë dhe thirri të motrën, por nuk u përgjigj askush. Dy persona hynë në dhomë dhe ajo “mendoi se ishin punonjës policie”.

    Ata kishin sjellë me vete një burrë të prangosur që ajo e dalloi se ishte recepsionisti i hotelit. Në fillim,   ajo u dyzua nëse ai po bashkëpunonte me ta, por tani “kupton sa i trembur ishte dhe se ishte viktimë njësoj si ajo”.

    Kim përshkruan skenën duke thënë se grabitësit i kërkuan vazhdimisht “unazën”. Bëhet fjalë për unazën e fejesës që i kishte dhuruar Kanye West, me vlerë 4 milionë dollarë.

    Ai e gjeti unazën ngjitur me shtratin tim”, thotë ajo duke e theksuar se “ai e gjeti vetë” dhe nuk ishte ajo që ia kishte treguar. Personi që mori unazën ishte më i shkurtër sesa të tjerët.

    “Më i gjati po kërkonte mes gjërave të mia dhe kishte gjetur kutinë e bizhuterive dhe më pas tha ‘aha,aha!’, i lumtur dhe mirënjohës që kishte gjetur më shumë bizhuteri”.

    Më pas shton se kur dëgjoi hapa të tjerë, ajo kapi telefonin dhe u përpoq të telefonte truprojën e saj dhe më pas dikush ia mori. “Pashë një armë”, thotë Kim. Grabitësit e morën në një dhomë  tjetër duke kërkuar për më shumë argjendurina dhe atëherë ajo e pa armën më qartë.

    Njëri prej tyre ia kishte drejtuar në shpinë. “Ky ishte momenti i parë kur mendova a duhet të vrapoj? Por s’ishte mundësi kështu që thjesht ndenja dhe ky është momenti kur kuptova se duhet të bëja çfarëdo që të më kërkonin”.

    Sipërmarrësja tregon se ishte e veshur vetëm me një robdeshambër dhe asgjë tjetër. Ata e hodhën mbi shtrat dhe i lidhën duart. Ajo i kërkoi recepsionistitt’u thoshte në frëngjisht ”kam fëmijë, duhet të iki në shtëpi”.

    Njëri nga grabitësit iu afrua dhe tha se do të ishte mirë, vijon Kim mes lotësh. Dikush e tërhoqi dhe duke qenë e zhveshur, robdeshambri u hap dhe “ekspozoi gjithë trupin e saj”.

    “Isha e sigurt se ky është momenti kur do të më përdhunojë. Thashë një lutje për të përgatitur veten”, por këmbët e saj qëndronin të lidhura dhe kishte një armë mbi kokë.

    “Në atë pikë isha e sigurt se do të më qëllonin”, thotë Kim duke përsëritur faktin që po lutej. Më pas mendoi për momentin që nëna, shoqja dhe motra e saj do të hynin në dhomë: “Urova që pas kësaj të kishin një jetë normale”. Ajo e dinte se Kourtney do të kthehej së shpejti dhe kishte frikë se do ta gjente “të vdekur në shtrat, do ta shihte dhe do t’i ngelej përgjithmonë në mendje”.

    44-vjeçarja thekson se “mendoi se do të vdiste”. Ata e lanë në tualet dhe pas disa minutash, nuk po dëgjonte më hapa. Aty nisi të lirohej, hoqi ngjitësin nga goja dhe shkoi të gjente mikeshën dhe stilisten e saj, Simone.

    Kim u përgjigjet edhe pyetjeve të gjykatësit lidhur me sigurinë. Ajo thekson se asokohe lëviznin vetëm me një truprojë, Pascal Duvier sepse mendonin që “hotelet ishin të sigurta”. Sot në gjykatë ajo shoqërohet nga 4 truproja të pajisur me kufje.

    Më pas, tregon për frikën që e shoqëronte kur dilte dhe se “s’mund të flejë nëse s’ka truproja të shumta”.

    Gjykatësi po lexon deklaratën e saj dhe po ndalet në ngjarjet e mëparshme të asaj dite. Ndërkohë Kim po i injoron totalisht grabitësit. Ajo është rreth 2 metra larg Aomar Ait Khedache i cili  është shurdhmemec dhe akuzohet si një nga dy personat që e kërcënoi me armë. Yunice Abbas i cili ka shkruar librin “Mora peng Kim Kardashian”, është pas saj. Kim nuk ka parë asnjërin prej tyre dhe ka vështruar gjithë kohën vetëm në drejtim të gjykatësve, transmeton Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark