
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, lidhur me një incident të ndodhur më 22 prill 2025 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë, transmeton Insajderi.
Policia njofton se menjëherë ju ka përgjigjur rastit, por në vendin e ngjarjes nuk ishte hasur i dyshuari.
Viktima e rastit ёshtё intervistuar nga hetuesit i cili kishte deklaruar se i dyshuari ka shtёnё ne drejtim tё tij me armё zjarri, mirpo viktima nuk ka pёsuar ndonjё lëndim.
“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, sot me datё 13.05.2025, ёshtё arritur tё arrestohet i dyshuari i kёtij rasti, tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: njё (1) armё pistoletё Blowfog kal: 9mm, njё (1) karikator dhe dy (2) fishekё 9mm. I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”, thuhet në njoftimin e sotëm të PK-së.