Zgjedhjet në Shqipëri, numërimi i votave të diasporës pritet të përfundojë deri në fund të javës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet në Shqipëri, numërimi i votave të diasporës pritet të përfundojë deri në fund të javës

    Insajderi
    13 May 2025 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, është shprehur se deri në fund të javës pritet të përfundojë procesi i numërimit të votave të diasporës, ç’ka do të shënojë sipas tij, edhe përmbylljen e procesit të numërimit në tërësi.

    Komentet Celibashi i bëri përmes një deklarate për mediat, teksa tha se numërimi i votave është një punë që zhvillohet në stres, në prani të kandidatëve politikë, vëzhguesve dhe mediave.

    “Është një punë që zhvillohet në stres, në prani të kandidatëve politikë, vëzhguesve dhe mediave. Megjithatë, procesi është duke shkuar normalisht.

    Nga pikëpamja praktike ne jemi në përfundim të këtij procesi. Deri në fund të javës do të kemi edhe rezultatin e votimit nga jashtë, që do i bashkohet rezultatit të votimit brenda vendit”, tha Celibashi./A2CNN


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark