FIFA ndëshkon FSHF-në: 20% e stadiumit mbyllet për tifozët në ndeshjen Shqipëri-Serbi - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    FIFA ndëshkon FSHF-në: 20% e stadiumit mbyllet për tifozët në ndeshjen Shqipëri-Serbi

    Insajderi
    14 May 2025 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ndeshjen Shqipëri-Serbi, 20 për qind e stadiumit është mbyllur për tifozët e thjeshtë.

    Kujtojmë që Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka dënuar FSHF-në për sjellje diskriminuese gjatë ndeshjes me Andorrën në Tiranë.

    Tribunat pas portës do të mbushen me grupe komuniteti ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit, njoftojnë mediat në Shqipëri.

    Gjithashtu, FSHF-ja duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA, me të cilën është duke u marrë gjatë kësaj periudhe.

    Me kapacitetin e “Arenës Kombëtare” që arrin afërsisht 22 mijë tifozë, reduktimi 20 përqind të stadiumit, është një numër i lartë.

    Diçka e tillë përkthehet se tifozët ultras nuk do të kenë vend në sektorin që vendosen gjithmonë, atë pas porte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark