
Tifozët zyrtarë të Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë reaguar ashpër ndaj mënyrës se si Federata Shqiptare e Futbollit ka ndarë biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, që do të zhvillohet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.
TKZ e kanë quajtur vendimin e FSHF-së “mashtrim”, duke akuzuar federatën për përjashtim të qëllimshëm të tifo-grupit më të njohur shqiptar në emër të “gjithëpërfshirjes”.
“Kur je pjesë e Tifozëve të Kombëtares, fiton ‘shortin’ pa short. Kur je TKZ, të përjashtojnë në emër të ‘gjithëpërfshirjes’. Mashtrimi ka emër: Federata Shqiptare e Futbollit”, shkruajnë TKZ në reagimin e tyre.
Tifozët paralajmërojnë se reagimi ndaj kësaj padrejtësie nuk do të mbetet një zemërim i shtypur, por do të jetë “i ashpër dhe i pandalshëm”.