Insajderi
Lajme

Prishtina mbushet me berllog, Perparim Rama gjen kohë që ta takojë një grup muzikor

Insajderi
14 May 2025 - 13:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prishtina mbushet me berllog, Perparim Rama gjen kohë që ta takojë një grup muzikor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina sot është stërmbushur nga mbeturinat. Kjo për shkak se kompania e kontraktuar për pastrimin qytetit ka ndërprerë punën si pasojë e mos pagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës, shkruan Insajderi.

Ndërkohë i pari i qytetit, Përparim Rama nuk ka turp. Ai madje ka njoftuar se sot do të takohet me grupin e famshëm botëror “Gipsy Kings”, shkruan Insajderi.

Duke lënë anash këtë gjendje, Rama injoron tërësisht problemin e berllogut në kryeqytet.

Mbeturina në çdo cep

Çdo cep i Prishtinës, ku janë të vendosura kontejnerët është stërmbushur nga mbeturina.

Pamjet janë jashtëzakonisht të shëmtuara. Mbeturinat janë shpërndarë edhe në rrugë pasi që kontejnerët janë mbushur.

Njoftimi i “Pastrimit” për ndërprerje të punës

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi SH.A.” ka njoftuar se është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës.

Në një njoftim zyrtar, KRM-ja deklaron se kjo po bëhet për shkak të mos pagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës, borxh ky që kap vlerën e 2.7 milionë eurove.

“Për më shumë se pesë muaj, Komuna nuk ka përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë, pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme dhe paralajmërimeve të përsëritura. Kjo situatë e ka bërë të pamundur mbulimin e kostove operative dhe vazhdimin e normal të ofrimit të shërbimeve” thuhet në njoftimin e KRM “Pastrimi”.

Kompania i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që të veprojë urgjentisht në shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve dhe të rivendosë bashkëpunimin institucional në funksion të garantimit të shërbimeve bazike për qytetarët e kryeqytetit.

Gjendja e qytetit:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark