Abdixhiku pret në takim Rohden - propozon Qeveri Nacionale Tranzicioni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku pret në takim Rohden – propozon Qeveri Nacionale Tranzicioni

    Insajderi
    14 May 2025 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e partisë ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

    Në qendër të bisedës ishte kriza institucionale që ka përfshirë Kosovën dhe ndikimi i saj në funksionimin normal të institucioneve demokratike.

    Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin Rohde për propozimin e LDK-së për themelimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit – një zgjidhje që partia e sheh si të përkohshme, por të domosdoshme për tejkalimin e ngërçit politik dhe rivendosjen e funksionalitetit shtetëror.

    Sipas Abdixhikut, bllokada aktuale politike dhe institucionale është e papranueshme dhe po ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, duke penguar zhvillimet normale të proceseve shtetërore dhe institucionale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark