Një shtatzëni? Zbulohet arsyeja pse u larguan nga Ferma VIP, Alba e Limi? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Një shtatzëni? Zbulohet arsyeja pse u larguan nga Ferma VIP, Alba e Limi?

    Insajderi
    14 May 2025 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Largimi i menjëhershëm i çiftit Alba Pollozhani dhe Lim Hoti nga “Ferma VIP” ka ngjallur shumë pikëpyetje. Fillimisht, Alba u largua nga programi natën e mbrëmshme, duke i uruar publikisht fitoren partnerit të saj, Limit.

    Por vetëm disa orë më vonë, produksioni njoftoi papritur edhe largimin e Lim Hotit.

    Derisa nuk ishte bërë e ditur ndonjë arsye zyrtare për vendimin e tyre të përbashkët, u krijua përshtypja se Limi nuk dëshironte të vazhdonte pjesëmarrjen pa praninë e Albës. Megjithatë, burime ekskluzive për Iconstyle kanë zbuluar të tjera të dhëna nga një spital privat në Tiranë. Thuhet se Albës i janë bërë analizat e gjakut për shtatzëni pak para largimit nga spektakli, dhe dyshohet se ajo mund të jetë në pritje të një fëmije.

    Nëse ky dyshim vërtetohet, mund të jetë pikërisht shtatzënia arsyeja e largimit të befasishëm të çiftit nga formati.

    Deri tani, as produksioni dhe as vetë Alba e Limi nuk kanë dhënë ndonjë reagim apo sqarim publik mbi situatën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark