Insajderi
Lajme

Tentoi të hyjë në Kosovë me kokainë – arrestohet një shtetas i Malit të Zi

Insajderi
15 May 2025 - 09:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tentoi të hyjë në Kosovë me kokainë – arrestohet një shtetas i Malit të Zi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka arrestuar një shtetas mashkull të Malit të Zi në pikën kufitare të Bërnjakut, pasi gjatë kontrollit të bagazhit të tij është gjetur substancë e dyshuar narkotike, transmeton Insajderi.

Sipas policisë, në çantën e të dyshuarit janë zbuluar dhe konfiskuar një qese e vogël najloni me substancë të dyshuar si kokainë me peshë rreth 0.69 gram dhe një enë plastike e rrumbullakët që përmbante rreth 0.50 gram të së njëjtës substancë.

Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark