
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Pastrimit” Florim Cakiqi, ka bërë të ditur se një pjesë e punëtorëve kanë marrë pagat dhe një pjesë ende jo.
Cakiqi në një prononcim për Gazetën Insajderi tha se janë të shqetësuar me situatën e krijuar.
Ai tha se punëtorët varen nga kjo pagë dhe se një pjesë tashmë i kanë marrë.
Por, që pjesa tjetër e punëtorëve janë në pritje të pagës.
“Ne si sindikatë e punëtorëve që nga paslufta jemi të shqetësuar për situatën e krijuar nga Menaxhmenti dhe Komuna. Punëtoret sigurisht qe jane ne pritje te permiresimit te gjendjes, sepse është e ditur qe varen nga te ardhurat qe i marrin në Pastrim. Një pjese e punëtoreve kanë mar paga, ndërsa për pjesën tjetër presim qe menaxhmenti i kompanisë posa te këtë mundësi financiare do t’ua ekzekutoje pagat. Ndërsa si përfaqësueses i sindikatës që e përfaqësoje do te jem gjithmonë ne mbështetje të drejtave te punëtoreve”, tha ai.
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” është duke u përballur me gjendje alarmante. Pa paga për punëtorët, e pa naftë për kamionët e kompanisë.
Kuvendi Komunal i Prishtinës të martën u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme, e pika 7 e takimit ishte subvencionimi i pagave të tyre. Por, mbledhja dështoi. PDK-ja e Vetëvendosje dolën jashtë.