Përdoruesit e llogarive duhen të kalojnë në kodin +383, kërkohet përditësim i menjëhershëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përdoruesit e llogarive duhen të kalojnë në kodin +383, kërkohet përditësim i menjëhershëm

    Insajderi
    15 May 2025 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga data 15 maj 2025, kodet telefonike +377 dhe +386 nuk do të mbështeten më në platformat e aplikacioneve dhe nuk do të funksionojnë për verifikime apo qasje në llogari.

    Kjo vjen si rezultat i një udhëzimi të fundit nga autoritetet dhe përditësimeve teknike të operatorëve telefonikë në vend.

    Vala ka dërguar sms tek përdoruesit e saj për këtë njoftim të rëndësishëm: “I/e nderuar, kur përdorni aplikacionet që kërkojnë verifikim me SMS, ju lutem deklaroni numrin tuaj me prefiksin zyrtar +383. Prefiksi +377 nuk është më në përdorim dhe Vala nuk garanton shërbim me të. Faleminderit që shfrytëzoni shërbimet tonë”, thuhet në sms e Vala-s.

    Gjithashtu edhe nga IPKO për Telegrafin kanë konfirmuar se +386 nuk do të mbështetet në të ardhmen nga ata, duke i ftuar të gjithë që të përditësojnë rrjetet e tyre sociale në +383.

    Edhe njohësi i rrjeteve sociale, Donik Fazliu ka ngritur shqetësimin për këtë çështje duke publikuar një njoftim se si duhet të ndryshohet prefiksi tek të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale, ndërsa gjithashtu ka informuar që përditësimi aktualisht nuk është i mundur në rrjetin social, Snapchat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark