Gjenden mbetje mortore të tre personave të zhdukur në luftën e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden mbetje mortore të tre personave të zhdukur në luftën e fundit

    Insajderi
    15 May 2025 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se janë lokalizuar mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovës.

    Haxhiu tha se lokalizimi i mbetjeve mortore u bë pas dy ditëve të operacioneve të gërmimit dhe zhvarrimit në Prishtinë.

    “Pas dy ditëve të operacioneve të gërmimit dhe zhvarrimit në Prishtinë, ekipet mjekoligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe EULEX, me mbështetjen e Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës dhe Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, kanë lokalizuar mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme dhe procesin e identifikimit”, shkroi ajo.

    Postimi i plotë:

    Pas dy ditëve të operacioneve të gërmimit dhe zhvarrimit në Prishtinë, ekipet mjekoligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe EULEX, me mbështetjen e Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës dhe Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, kanë lokalizuar mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme dhe procesin e identifikimit.

    Ky rezultat është arritur falë një pune të gjatë dhe të koordinuar analitike nga institucionet përkatëse, si dhe mbështetjes së vazhdueshme të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Aktivitetet në kuadër të kërkimit të personave të zhdukur do të vazhdojnë në lokacione të tjera gjatë javëve në vijim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark