Viva Fresh siguron 25 milionë euro financim nga BERZH – marrëveshja më e madhe ndonjëherë për një kompani kosovare - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Viva Fresh siguron 25 milionë euro financim nga BERZH – marrëveshja më e madhe ndonjëherë për një kompani kosovare

    Insajderi
    15 May 2025 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kuadër të Takimit Vjetor dhe Forumit të Biznesit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që po mbahet në Londër, kompania Viva Fresh ka nënshkruar një marrëveshje historike financimi në vlerë prej 25 milionë euro.

    Kjo është marrëveshja më e madhe ndonjëherë e BERZH-it për një kompani nga Kosova, duke shënuar një moment kyç për zhvillimin e sektorit privat në vend.

    Marrëveshja u nënshkrua nga:

    Xhevdet Rexhepi, pronar i Viva Fresh

    Zsuzsanna Hargitai, Drejtoreshë Menaxhuese e Grupit të Financimit dhe Zhvillimit për NVM-të në BERZH

    Matteo Colangeli, Shef Rajonal i BERZH për Ballkanin Perëndimor

    Andreea Moraru, anëtare e Bordit të ENEF II

    Ky financim bëhet në kuadër të Kornizës së Investimeve të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, dhe përfaqëson një partneritet strategjik mes Viva Fresh, BERZH dhe ENEF II. Ai pasqyron besimin e institucioneve ndërkombëtare në Viva Fresh si një kompani lidere në transformimin e tregtisë me pakicë në Kosovë.

    Nëpërmjet këtij mbështetjeje, Viva Fresh synon të zgjerojë ndikimin e saj rajonal, fillimisht përmes blerjes së rrjetit Spar Albania, duke sjellë standarde moderne, qasje të lehtë për konsumatorin dhe fokus të shtuar në qëndrueshmëri në tregun shqiptar.

    Nga një rrugëtim i nisur në Kosovë, Viva Fresh po shndërrohet në një histori suksesi për gjithë rajonin.

    Kompania synon të ndërtojë një të ardhme më të fortë për komunitetet që i shërben, me rrënjë të thella në Kosovë dhe vizion përtej kufijve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark