Gazetari nga Zvicra: Shqipëria mund ta fitojë Eurovizionin me këngën “Zjerm” - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gazetari nga Zvicra: Shqipëria mund ta fitojë Eurovizionin me këngën “Zjerm”

    Insajderi
    15 May 2025 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Andi Carlisle, gazetar ka komentuar mbi performancën e Shqipërinë në Eurovizion, e cila u kualifikuar për në finalen e madhe të saj.

    Ai e cilëson këtë hap si një ndër shanset më të mira për Shqipërinë, kjo jo vetëm për hapin në finale por dhe për probabilitetin e lartë që Shqipëria ka për një fitore të mundshme sipas gazetarit.

    “Mendoj që është një nga shanset më të mira që i jepet Shqipërisë për të fituar një çmim në Eurovizion. Ishte një këngë shumë e bukur që tregon jo vetëm për Shqipërinë por edhe për shqiptarët.

    Pasi pashë performancën, mendoj vërtet se ka një shans që ta fitojë Shqipëria votën e jurisë. Performanca ishte në nivelin e duhur, pa asnjë defekt apo mangësi, ndaj është vërtet shansi më i mirë për të fituar.

    I pyetur nëse do e krahasonte këtë përformancë me një tjetër gjatë Eurovizionit, gazetari tha se: “Ishte një përfaqësim i mirë dhe mendoj se ajo i ka bërë për vete fansat e Eurovizionit përderisa u kualifikua në natën finale, por nuk mund të krahasohet me dikë. Ishte e suksesshme”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark