"Nuk është urgjencë", "ka ofruar kompromis" - Kush po e thotë të vërtetën për Kurtin, Peci apo Abdixhiku? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk është urgjencë”, “ka ofruar kompromis” – Kush po e thotë të vërtetën për Kurtin, Peci apo Abdixhiku?

    Insajderi
    15 May 2025 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka deklaruar se Kurti ka ofruar gatishmëri për kompromis për zh’bllokadën e institucioneve.

    “Nëse prej këtyre tre të pranishmëve dikush ka shpreh gatishmërinë dhe ka bo angazhim e veprime për kompromis është z.Kurti”, tha Peci referuar takimit të presidentes me liderët e partive politike.

    “Ka ofru kompromis me bo një marrëveshje të përbashkët për konstituimin e kuvendit”, tha ai në Pressing.

    Ndërkohë, kreu i LDK-së Abdixhiku tha se ishte habitur me fjalët e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili kishte thënë në takim se “nuk është urgjencë”.

    “Me habiti faktit që tha nuk ka asnjë urgjencë, që kjo pritje është me tepër mediatike dhe jo e popullit të Kosovës. Fakti që se kupton që nuk është urgjente është më shqetësuese”, u shpreh Abdixhiku pas takimit./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark