“Po i mësojmë brezave se heronjtë janë të përkohshëm” – Djali i Jakup Krasniqit kritikon heshtjen ndaj çlirimtarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po i mësojmë brezave se heronjtë janë të përkohshëm” – Djali i Jakup Krasniqit kritikon heshtjen ndaj çlirimtarëve

    Insajderi
    15 May 2025 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së Altin Krasniqi, që është djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka thënë se harresat e shtetit ndaj çlirimtare që sot po mbahen në Hagë nuk është thjesht gabim historik, por është goditja më e rëndë ndaj shtetësisë së Kosovës.

    Krasniqi tha se sot nuk po gjykohen individë, por po gjykohen ata që e themeluan shtetin e Kosovës dhe i dhanë kuptim fjalës liri.

    “Me këtë heshtje të pajustifikueshme, po i mësojmë brezave të rinj se heronjtë janë të përkohshëm, se sakrifica harrohet, dhe se dinjiteti është barrë. Po i mësojmë se liria nuk është vlerë për t’u mbrojtur, por çmim që harrohet sapo të fitohet. Po i mësojmë se fitimtarët nuk janë ata që luftuan, por ata që heshtën”, ka shkruar Krasniqi.

    Tutje, ai tha se Kosova nuk mund të ndërtojë të ardhmen duke mohuar themelet mbi të cilat është ngritur.

    “Nëse nuk kemi guxim të kërkojmë drejtësi për ata që na sollën lirinë, atëherë do ta humbasim edhe të drejtën për të kërkuar drejtësi për vetveten”, ka shkruar Krasniqi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark