“Qysh e ka mbiemrin motra jote?”, “Ariani a?”, “Nuk e paskam ditë”, dy rastet kur Peci zihet ngushtë në studio televizive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qysh e ka mbiemrin motra jote?”, “Ariani a?”, “Nuk e paskam ditë”, dy rastet kur Peci zihet ngushtë në studio televizive

    Insajderi
    16 May 2025 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në detyrë, Faton Peci, është zënë ngushtë sërish gjatë debatit në studio televizive, transmeton Insajderi.

    Faton Peci, para disa muajve ishte zënë ngushtë, për punësimin e motrës së zv/ministrit Blerim Gashani në Ministrinë që ai e udhëheqë.

    Peci ishte “befasuar”, duke e pyetur Gashanin “qysh e ka mbiemrin motra jote?, Nuk e paskam ditë”.

    E mbrëmë, Peci u zu ngushtë sërish. Këtë herë për një këshilltar të tij.

    Arian Bugari, këshilltar i ministrit Peci, është drejt rehatimit si stafi civil në Ministrinë e Bujëqsisë.

    E Peci mbrëmë, në fillim tha se s’ka informata.

    “Kush është këshilltari im? Nashta ka apliku dikush për besë nuk e di, njerëzit munen me mëndu me gjete angazhim. Ariani? Nuk e di, ka mujt me apliku është e drejtë e tij. E ku ka apliku ai? Ai është një djalë, agronom, mbajtës i familjes”, tha Peci në T7.

    May be an image of ticket stub, blueprint and text


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark