
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka eskaluar me deklaratat e tij ndaj pjesëtarëve të UÇK’së, transmeton Insajderi.
Spahiu deklaroi se roli i tij në çlirimin e Kosovës ishte më i madh se ai i dhjetëra pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Kontributi im për çlirimin e Kosovës është sigurt më i madh se 100 luftëtarëve me pushkë në dorë apo edhe më shumë”, u shpreh ai.
Kjo deklaratë shkaktoi reagim të menjëhershëm nga Arsim Jashari, ish-ushtar i UÇK-së, i cili ishte i pranishëm në studio. Ai u shpreh se nuk i dihet çfarë kontributi ka dhënë Spahiu në luftë.
Në kundërpërgjigje, Spahiu deklaroi se ka qenë në situata më të rrezikshme sesa vetë Jashari gjatë periudhës së luftës.
“Unë e kam pasur jetën më të rrezikuar se ti gjatë luftës,” theksoi Spahiu, në Kanal 10.