
Në Tiranë po mbahet Samiti i Liderëve të Evropës. Përveç diskutimeve zyrtare, një moment i veçantë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe mediave.
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon kancelarin gjerman Friedrich Merz teksa shfaqet i habitur kur mëson se kryeministri shqiptar Edi Rama ka fituar mandatin e tij të katërt.
Ndryshe, edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka deklaruar se fitorja e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri për të ishte tërësisht e papritur.
“Dëshiroj të uroj Edin për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur, si kreu i qeverisë së Shqipërisë. Jam e kënaqur që Europa do të mund të mbështetet te këmbëngulja dhe vendosmëria e tij”, tha Meloni në fjalën e saj në Samitin e Komunitetit Politik Europian, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.