Pas largimit të Albës dhe Limit, produksioni merr vendimin e papritur - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Pas largimit të Albës dhe Limit, produksioni merr vendimin e papritur

    Insajderi
    16 May 2025 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të papriturat e ndodhura, pak përpara finales së madhe, në “Ferma VIP2” i kanë dhënë një tjetër rrjedhë spektaklit në fjalë.

    Largimi i njëpasnjëshëm i Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, që me dëshirën e tyre ndërprenë garën në këtë format, tronditi jo vetëm publikun por dhe produksionin.

    Për rrjedhojë, produksioni njoftoi ndërprerjen e menjëhershme të televotimit.

    Nëpërmjet një njoftimi zyrtar të bërë në rrjet, u bë i ditur anulimi i votimit të hapur prime-n e së hënës, duke kërkuar kështu mirëkuptimin e publikut që e ndjek.

    Pavarësisht 2 largimeve të papritura, loja brenda fermës ka vijuar me ritme të zakonshme.

    Atrmosfera e krijuar nga fermerët ka qenë mjaft pozitive si dhe nuk kanë munguar debatet dhe përplasjet karakteristike, ku secili prej tyre ka një synim të pëbashkët: çmimin e madh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark