Parashikimi i motit për sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për sot

    Insajderi
    17 May 2025 - 08:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu vransirat mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu, e viseve malore rrebeshe të shkurta bore. Mbetet ende ftohtë, me minimale që zbresin në 3C e 5C, ndërsa temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 15C e 18C. Frynë erë veriperëndimore e perëndimore, 3-7m/s.

    Mot kryesisht me diell parashihet të dielen, me një rritje të temperaturave deri në 18C e 20C. Pasdite pjesëve veriore mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë.

    Rrebeshet e shiut pritet të përfshinë vendin më shumë ditën e hënë. Të martën në mes vransirash të ndryshueshme, priten mundësi për ndonjë rigë shiu. Më shumë diell të mërkurën, megjithëse shtohen vransira të larta, e krejt më vonë në mbrëmje mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu zonave malore. Maksimalet shënojnë rritje deri në 21C e 23C. Minimalet luhaten ndërmjet 3C e 8C. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 3-12m/s./Mendimi për motin/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark