Balje: Po presim që partitë shqiptare të bëjnë marrëveshje mes veti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Balje: Po presim që partitë shqiptare të bëjnë marrëveshje mes veti

    Insajderi
    17 May 2025 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, tha se takimi me presidenten Vjosa Osmani ka qenë konstruktiv.

    Ajo tha se janë në pritje që partitë shqiptare të bëjnë marrëveshje mes veti.

    “Dy parti të komuniteteve kanë munguar në takim. Një gjë ka qenë që ne jemi duke pritur që partitë shqiptare të bëjnë marrëveshje mes veti”.

    Balje tha se në takim kanë folur edhe për atë që ka deklaruar Osmani se nëse vazhdon kriza, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

    “Nuk varet prej neve, jemi duke pritur. Nuk është mirë për asnjërën anë. Situata ka me qenë e njëjtë sot”.

    Ndërkaq, Balje tha se qëndrimin e saj për votën e saj në Kuvend s’e ndryshon.

    “Vetëvendosje e di qëndrimin tim dhe unë s’e ndryshoj qëndrimin tim”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark