
Nexhmedin Spahiu, analisti i njohur si pro pushtetit Kurti, ka takuar kryediplomatin e Serbisë.
Spahiu ndau foto në profilin e tij nga takimi privat që kishte me Marko Djuriq, në zyrën e tij në Beograd.
“Me ministrin e jashtëm serb, Marko Djurić, në zyrën e tij në Beograd”, shkroi ai në “Facebook”.
Teksa një qytetar e pyeti atë se a është flamuri i Kosovës në atë zyre.
Spahiu tha se nuk kishte flamur të Kosovës në prapavijë sepse është vetëm qytetar dhe jo zyrtar
“Në xhaketën time është ngjitur po nuk po duket mirë në foto. Por nuk mund të ishte në prapavijë sepse unë nuk jam zyrtar I Kosovës, jam vetëm qytetar”, ia ktheu ai.
Spahiu, ndryshe nxiti reagime këtë javë edhe për deklaratat e tij rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se roli i tij në çlirimin e Kosovës ishte më i madh se ai i dhjetëra pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Kontributi im për çlirimin e Kosovës është sigurt më i madh se 100 luftëtarëve me pushkë në dorë apo edhe më shumë”, u shpreh ai.