Momenti kur përplasen dy helikopterë civilë në Finlandë, pesë të vdekur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Momenti kur përplasen dy helikopterë civilë në Finlandë, pesë të vdekur

    Insajderi
    18 May 2025 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy helikopterë janë përplasur me njëri tjetrin në Finlandë, duke lënë pas pesë të vdekur.

    Sipas planeve të tyre përkatëse të fluturimit, një helikopter mbante tre persona. Dy prej viktimave ishin biznesmenë estonezë.

    Mediat transmetojnë se helikopterët u ngritën nga Estonia. Shkaku i përplasjes, e cila ndodhi në perëndim të Helsinkit në mesditë, nuk është bërë ende publik.

    Një dëshmitar okular i tha se pa njërin nga helikopterët të manovronte dhe të godiste helikopterin tjetër. “Njëri ra si gur, tjetri më ngadalë, nuk dëgjova asnjë zhurmë”, rrëfeu dëshmitari. /TCh/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark