I lënduari nga vetaksidenti në Prizren në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I lënduari nga vetaksidenti në Prizren në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK

    Insajderi
    18 May 2025 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 19 vjeçare e ka humbur jetën, derisa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në orët e para të së dielës në Pouskë të Prizrenit.

    Njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda.

    Rreth gjendjes së tij ka folur drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

    “I kemi kryer të gjitha ekzaminimet e duhura. Gjendja është e rëndë, është me aparat me frymëmarrje të asistuar. Trajtimin do ta vazhdojë në MIQ”, deklaroi Syla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark