E zuri poshtë muri rrethues i banesës, humb jetën 4-vjeçarja në Fier - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E zuri poshtë muri rrethues i banesës, humb jetën 4-vjeçarja në Fier

    Insajderi
    18 May 2025 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Sukut 2, në Roskovec, ku një vajzë e mitur 4-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e shembjes së një muri rrethues të një banese.

    Sipas informacioneve paraprake, muri ishte i amortizuar dhe është rrëzuar duke zënë poshtë të miturën.

    Familjarët e kanë transportuar menjëherë vajzën në qendrën shëndetësore të Roskovecit, por fatkeqësisht ajo ka mbërritur pa shenja jete.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark