Pas deklaratës së bujshme ndaj Diddy-t, Justin Bieber shfaqet në publik - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Pas deklaratës së bujshme ndaj Diddy-t, Justin Bieber shfaqet në publik

    Insajderi
    18 May 2025 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Justin Bieber u fotografua në Los Angeles gjatë fundjavës, vetëm një ditë pasi reagoi publikisht për herë të parë ndaj spekulimeve që e përfshinin në lidhje me reperin Sean “Diddy” Combs, i cili aktualisht përballet me akuza serioze për trafikim seksual.

    Zërat për një lidhje të dyshimtë mes Bieber dhe Diddy-t u ndezën pasi u rikthye në qarkullim një video e vjetër mes tyre, e cila u cilësua nga fansat si “shqetësuese”. Këngëtari, megjithatë, ka sqaruar në një deklaratë zyrtare:

    “Nuk jam një nga viktimat e Diddy-t. Por ka njerëz që janë lënduar vërtet prej tij dhe është e rëndësishme që drejtësia për ta të mos anashkalohet.”

    Burime për TMZ sqarojnë se marrëdhënia mes Bieber dhe Diddy-t nuk ka qenë e afërt dhe është kufizuar kryesisht në dalje publike dhe evente të përbashkëta. Thuhet se ai ka pasur marrëdhënie më të ngushta me djemtë e Diddy-t sesa me vetë artistin.

    Në këtë periudhë të vështirë, Justin është përballur gjithashtu me thashetheme rreth martesës së tij dhe për probleme të mundshme financiare. Në një dalje me mikun e tij të ngushtë, Harry Hudson, Bieber është parë i tërhequr dhe i lodhur, duke nxitur shqetësime për shëndetin e tij emocional.

    Ndërkohë, bashkëshortja e tij Hailey Bieber është fotografuar në një dalje të qetë me mikeshën Lori Harvey në zonën e Beverly Hills, pa shumë ekspozim mediatik.

    Një burim pranë çiftit i tha “DailyMail” se:

    “Ai është mbyllur dhe nuk është gati të flasë. Shumë nga ata që e ndihmuan në fillimet e karrierës kishin lidhje të ngushta me Diddy-n – kjo e ka goditur fort.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark