Gruda para seancës: Nuk votojmë në diktat, e as në mënyrë të fshehtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruda para seancës: Nuk votojmë në diktat, e as në mënyrë të fshehtë

    Insajderi
    19 May 2025 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka bërë të ditur edhe një herë qëndrimin e partisë së tij lidhur me votën për kryekuvendarin.

    Para tentimit të 18-të për konstituimin e Kuvendit, Gruda ka thënë se PDK nuk voton në diktat dhe se emri i Haxhiut po i mban peng institucionet, shkruan Insajderi.

    Është absurde. Albulena Haxhiu që mban peng institucionet e Kosovës. Nëse ajo sot zgjidhet kryetare e Kuvendit, a i ndryshon qytetarit të Kosovës sot jeta nëse ajo zgjidhet kryetare e Kuvendit. Jemi në një situtatë ku shoqëria kosovare në një anë, dhe në anën tjetër një emër i përvetshëm që po e mban peng vendin.

    Po thuhet se përgjgjësia është e përbashkët, por ky argument nuk qëndron. Ne nuk votojmë nën diktat. Do të ishte shkelje e detyrimit që kemi marrë nga qytetarët. E po ashtu nuk votojmë në mënyrë të fshehtë. Pse duhet me fshehë votën para qytetarëve të Kosovës?”, deklaroi ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark