Albulena Haxhiu dhe deputeti i PDK-së shkëmbejnë përshëndetje të ngrohtë në oborrin e Kuvendit/FOTO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu dhe deputeti i PDK-së shkëmbejnë përshëndetje të ngrohtë në oborrin e Kuvendit/FOTO

    Insajderi
    19 May 2025 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka dështuar për herën e 18-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

    Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, ka bërë të ditur se 52 deputetë kanë votuar për komisionin që ia mundëson VV’së ta votojë në mënyrë të fshehtë emrin për kryekuvendar, shkruan Insajderi.

    Një deputet ka votuar kundër dhe s’ka pasur asnjë abstenim.

    Pas përfundimit të seancës, në oborrin e Kuvendit të Kosovës e propozuara e VV-së, Albulena Haxhiu është parë duke u përshëndetur ngrohtësisht me deputetin e PDK-së, Nait Hasanin.

    Në media ishte raportuar se Nait Hasani do ta mbështeste me votë formimin e Qeverisë Kurti, por këto raportime u mohuan nga vetë ai.

    Seanca konstituive e radhës do të mbahet më 21 maj në ora 11:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark