Berisha paraqitet në SPAK: I lashë Dumanit një deklaratë për “krimin elektoral” në shërbim të Ramës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha paraqitet në SPAK: I lashë Dumanit një deklaratë për “krimin elektoral” në shërbim të Ramës

    Insajderi
    19 May 2025 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në zbatim të masës “Detyrim paraqitje” që i është caktuar në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

    Pas daljes nga SPAK, Berisha ka bërë publike deklaratën që, sipas tij, i ka lënë kreut të këtij institucioni, Altin Dumani. Në fjalën e tij për mediat, ai theksoi se qëndrimi i Dumanit ndaj çështjes së krimit elektoral është thellësisht i dënueshëm dhe antikushtetues.

    “Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama. Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit”, deklaroi Berisha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark