Insajderi
Lajme

Kërcënimet ndaj presidentes Osmani- Reagon këshilltari i saj, kritikon organet e drejtësisë

Insajderi
19 May 2025 - 20:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërcënimet ndaj presidentes Osmani- Reagon këshilltari i saj, kritikon organet e drejtësisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina pas kërcënimit që mori presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se kërcënuesit nuk po përballen me drejtësinë, shkruan Insajderi.

Kupina tha se kërcënimi i kësaj jave është vazhdimësi e kërcënimeve të vazhdueshme me jetë ndaj Presidentes Osmani.

“Kërcënimi i kësaj jave është vazhdimësi e kërcënimeve të vazhdueshme me jetë ndaj Presidentes Osmani. Çfarë i bashkon të gjitha? Mosveprimi i institucioneve të drejtësisë. Përkundër dhjetëra kërcënimeve — shumica prej tyre kërcënime me jetë — asnjë veprim nuk është ndërmarrë ndaj kërcënuesve për vite me radhë. Kjo, edhe pse në shumicën e rasteve, kërcënimet bëhen me emër, mbiemër dhe nga profile të identifikueshme. Disa kërcënime janë bërë madje edhe në emisione televizive, por edhe atëherë kanë munguar veprimet për t’i përballur kërcënuesit me përgjegjësi”, tha Kupina.

Ai shtoi se kjo klimë e rrezikshme nxit të tjerët të ndjekin të njëjtin model të dhunës.

“Rasti i kërcënimeve të njëpasnjëshme me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj është i vetmi në historikun e institucioneve, siç na është thënë nga institucionet e sigurisë, ku asnjë nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë. Kur kërcënimet e rënda nuk trajtohen me seriozitetin që meritojnë, ato jo vetëm që nuk ndalen — përkundrazi, inkurajohen. Kjo klimë e rrezikshme nxit të tjerë të ndjekin të njëjtin model: nxitje dhune, thirrje për eliminim fizik dhe përçmim të plotë ndaj rendit kushtetues”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark