Olluri përplaset me Brestovcin: Qysh bahet Prishtina e pastër me tendera jo të pastër? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri përplaset me Brestovcin: Qysh bahet Prishtina e pastër me tendera jo të pastër?

    Insajderi
    19 May 2025 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Parim Olluri është përplasur me Drejtorin e Shërbimeve Publike Bekim Brestovci, për çështjen e tenderave.

    “Qysh bahet Prishtina e pastër me tendera jo të pastër” pyeti Olluri duke pyetur specifikisht për fituesin e tenderit, Behram Gashi, ndaj të cilit ka aktakuza dhe është i shkarkuar për mashtrime financiare.

    Pjesë nga debati mes tyre:

    Olluri: Qysh bahet Prishtina e pastër me tendera jo të pastër?

    Brestovci: Këtë pe mendon ti e jo të tjerët

    Olluri: Logjikë komuniste është kur shkon me tender të negociuar

    Brestovci: Në komunizëm s’ka pas tendera hiç

    Olluri: Logjikë komuniste është kur nuk i mbështet kompanitë private se ti je duke i dëmtu kompanitë private…

    Olluri: A e njeh Behram Gashin?

    Brestovci: E njoh

    Olluri: Tash njerin që e njeh, po ja mundëson me fitu tendera e po ja mundëson tendera edhe burrit edhe gruas

    Brestovci: Po unë të njoh edhe ty

    Olluri: A e din sa aktakuza i ka Behrami, e qysh në këtë Prishtinë të madhe e gjetet firmën e Behramit që është i afërt me LDK-në, që është i shkarkuar për mashtrime financiare. Ku e gjeti Përparim Rama një profil të tillë?

    Brestovci: Nuk jemi thirrë me folë për Behram Gashin, por si ta kemi Prishtinën të pastër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark