Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

    Insajderi
    20 May 2025 - 08:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në reagimin e tij pas bisedës telefonike me Donald Trump, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Kievi dhe partnerët e tij po konsideronin organizimin e një takimi të nivelit të lartë midis Ukrainës, Rusisë, Shteteve të Bashkuara, vendeve të Bashkimit Evropian dhe Britanisë, si pjesë e një shtytjeje për t’i dhënë fund luftës.

    Duke folur me gazetarët në Kiev udhëheqësi ukrainas tha se shpresonte se takimi mund të ndodhte sa më shpejt që të ishte e mundur dhe se ai mund të mbahej në Turqi, Vatikan ose Zvicër

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu shpresën se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara do t’i interpretojnë kërkesat e papranueshme të Rusisë si një “JO” për paqen. Po ashtu Zelensky shtoi se i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump “të mos marrë vendime pa ta” në negociatat me Rusinë për një armëpushim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark