Detajet e fundit: Trupi i foshnjës në deponi, dyshohet se u bartë pa dijeni nga shoferi i kamionit që pastroi këto dy lagje të Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Detajet e fundit: Trupi i foshnjës në deponi, dyshohet se u bartë pa dijeni nga shoferi i kamionit që pastroi këto dy lagje të Prishtinës

    Insajderi
    20 May 2025 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë është raportuar nga një qytetar ditën e djeshme. Në lagjen Matiqan të Prishtinës, një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur në rrethana çnjerëzore, transmeton Insajderi.

    Sipas burimeve të Insajderit, foshnja dyshohet se ishte bartur me një kamion mbeturinash.

    Insajderi tutje mëson se shoferi i kamionit të mbeturinave pa dijeni për ngjarjen, kishte mbledhur mbeturinat fillimisht në zonën mes lagjes Kolovicë dhe Taslixhe, për të përfunduar më pas në deponinë e Matiqanit, ku edhe është gjetur foshnja pa shenja jete.

    Detaje për Insajderin dje ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci i cili konfirmoi se mjekët kanë konstatuar vdekjen e foshnjës.

    Lidhur me rastin për Insajderin janë deklaruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilët kanë konfirmuar se kanë nisur hetimet.

    “Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokrurori kujdestar është njoftuar lidhur me rastin aktual, është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore për çështjen në fjalë”, kanë deklaruar nga prokuroria teksa kanë shtuar se për më shumë informacione do të njoftohemi në vazhdimësi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark