Kurti shmang pyetjet për bllokadën e Kuvendit: Në Prishtinë për ato çështje, këtu jemi për ndërtim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti shmang pyetjet për bllokadën e Kuvendit: Në Prishtinë për ato çështje, këtu jemi për ndërtim

    Insajderi
    20 May 2025 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me të përfunduar vënia e gurthemelit për objekte të banimit të përballueshëm dhe social në Podujevë, dëgjoi vëmendshëm dhe deri në fund pyetjet e gazetarit për bllokadën drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe mundësitë e rrugëzgjidhjes së saj, por, u përgjigj për objektin që nisi të ndërtohet në këtë qytet.

    “Vetëm 13 komuna kanë aplikuar për banim të përballueshëm dhe social… Për ato çështjet e tjera në Prishtinë e këtu jemi për ndërtim”, u përgjigj Kurti, i cili para pyetjeve të gazetarëve kishte prezantuar të dhëna për projektin infrastrukturor në Podujevë. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark