Drama jashtë “Ferma VIP”: Limi tradhton Albën, ajo reagon live në emision - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Drama jashtë “Ferma VIP”: Limi tradhton Albën, ajo reagon live në emision

    Insajderi
    20 May 2025 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Largimi surprizë i Lim Hotit dhe Alba Pollozhanit nga reality show “Ferma VIP” tronditi ndjekësit, teksa dyshja vendosi të lërë garën për të ndjekur lidhjen e tyre jashtë. Tashmë, ata po bashkëjetojnë në Tiranë, në banesën e Limi-t. Por mesa duket, marrëdhënia e tyre nuk është aq e qartë sa pritej…

    Ndërsa Alba ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në puntatën me Luana Vjollcën, një situatë aspak e zakontë ndodhi në banesën që ajo ndan me partnerin.

    Limi, i cili po qëndronte në shtëpi, postoi në Instastory një video ku shfaqej një vajzë provokuese, thuajse nudo, duke bërë lëvizje me konotacion seksual. Postimi u fshi menjëherë, por mjaftoi për të ndezur rrjetin dhe për të vënë në dijeni edhe vetë Albën, gjatë kohës që ajo ishte ende live në emision.

    Reagimi i saj ishte i menjëhershëm: e informuar për atë që po ndodhte në shtëpi, Alba i dërgoi një mesazh vajzës që shfaqej në video, duke i kërkuar të largohej menjëherë nga rezidenca e Limi-t, përndryshe paralajmëroi “tërmet”.

    Pa humbur kohë, ajo u largua nga studio dhe u nis drejt banesës ku qëndron partneri i saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark