Insajderi
Lajme

“U rrëzua dhe e ka pas një tronditje …”, Rrahman Jasharaj shtrihet në Spitalin e Pejës

Insajderi
20 May 2025 - 13:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“U rrëzua dhe e ka pas një tronditje …”, Rrahman Jasharaj shtrihet në Spitalin e Pejës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, është shtrirë në spitalin e Pejës.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj sindikate, Ymer Ymeri, tha se Jashari sot ka dhënë shenja të përmirësimit  në krahasim me ditën e djeshme kur edhe është dërguar në spital.

‘‘Po, po, e vërtetë, fatkeqësisht është e vërtetë, është në spitalin e Pejës. Por ka shenja të përmirësimit. Prej dje është i shtrirë në spital, por në krahasim me gjendjen qysh e ka pas dje, sot është më mirë’’, ka thënë Ymeri.

I njëjti, ka treguar se Jashari për shkak të marramendjes është rrëzuar duke pësuar kështu tronditje, por që fatmirësisht ka pasur lëndime serioze.

‘‘Nuk dihet për shkak se, ju kanë marr pak mendtë, është rrëzu dhe e ka pas një tronditje, por fatmirësisht nuk ka diçka lëndime serioze, ose gjakderdhje të brendshme nuk ka. Me shëndet ka qenë pak ma gjatë, ka një muaj e gjysë, dy gati, që ka qenë pak me tension me sheqer’’, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark