Granit Xhaka përfshihet në “Ekipin e Vitit” në Bundesligë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Granit Xhaka përfshihet në “Ekipin e Vitit” në Bundesligë

    Insajderi
    20 May 2025 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Granit Xhaka e kaloi një tjetër sezon brilant në nivelin personal.

    Ndonëse i munguan sukseset ekipore, për dallim nga edicioni i paharrueshëm 2023/24, ylli kosovar megjithatë ishte motori i Bayer Leverkusenin edhe në edicionin 2024/25.

    Për këtë, “Opta” e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në “Ekipin e Vitit”, të cilin e publikoi sot “Livescore”, shkruan “Gazeta Express”.

    Ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit e gjen veten në mesfushë përkrah yjeve si Kimmich e Wirtz në mesfushën me tre, ndërsa përpara tyre gjenden Olise, Kane e Schick.

    Mbrojtja përbëhet nga katërshja: Ryerson, Tah, Upamecano e Davies, kurse në portë është vendosur Dahmen.

    Xhaka me shokë nuk arritën të fitonin trofe në këtë edicion, por megjithatë bënë paraqitje pozitive nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso, i cili u largua përfundimisht nga Kuqezinjtë dhe pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet si trajner i ri i Real Madridit. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark