Hargreaves thirrje partive politike: Formojeni Kuvendin e qeverinë, mos t’ua përcaktojnë të ardhmen të tjerët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hargreaves thirrje partive politike: Formojeni Kuvendin e qeverinë, mos t’ua përcaktojnë të ardhmen të tjerët

    Insajderi
    20 May 2025 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE’së e Britanisë.

    Duke e përmendur partneritetin e ri mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian Hargreaves ka shkruar se se tani duhet një lidership i Kosovës i gatshëm të marrë iniciativën dhe të punojë me ta.

    Hargreaves ka thënë se vizita e sekretarit britanik për Punë të Jashtme, David Lammy, në Kosovë “theksoi edhe një herë ngrohtësinë dhe forcën e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës”. Ai ka shtuar se Lammy e kujtoi vizionin e ish kryeministrit britanik Tony Blair që Kosova të jetë në gjendje të përcaktojë vetë të ardhmen e saj.

    “Sekretari kujtoi vizionin e ish-kryeministrit Tony Blair: që Kosova të jetë në gjendje të përcaktojë vetë të ardhmen e saj, të jetojë në paqe me fqinjët dhe të mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve që jetojnë këtu.”

    Hargreaves ka thënë se Kosova ka nevojë për një urgjencë të re politike për të marrë iniciativën dhe për të shmangur “që e ardhmja t’i përcaktohet nga veprimet e të tjerëve”.

    “Ai gjithashtu bëri thirrje për vendosmëri nga liderët politikë të Kosovës, përgjatë gjithë spektrit politik. Kosova ka nevojë për një urgjence të re politike, për të marrë iniciativën dhe për të shmangur që e ardhmja të i përcaktohet nga veprimet e të tjerëve. Ashtu si po ndodh me marrëdhënien e re Mbretëri e Bashkuar – BE, ai inkurajoi Kosovën të ofrojë pragmatizëm, dhe jo pozicione puriste.”

    Ambasadori britanik thotë se në këtë “moment vendimtar” Kosova vazhdon të jetë pa kuvend dhe qeveri funksionale. Ai i ka bërë thirrje lidershipit kosovar që të bashkohet dhe të formojë sa më shpejt kuvendin dhe qeverinë e re.

    “Në këtë moment vendimtar, Kosova vazhdon të jetë pa parlament dhe pa qeveri funksionale. Ne i bëjmë thirrje lidershipit politik të Kosovës që të bashkohet, të formojë sa më shpejt kuvendin dhe qeverinë e re, dhe të fokusohet në prioritetet që kanë më shumë rëndësi për qytetarët: mundësitë ekonomike, përfshirjen sociale, dhe stabilitetin rajonal”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark