Ngjarjet e ditës, çfarë është paralajmëruar të ndodh sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet e ditës, çfarë është paralajmëruar të ndodh sot

    Insajderi
    21 May 2025 - 08:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. (Salla plenare, ora 11:00)

    Me rastin e 26 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi në bashkëpunim me OVL-në e UÇK-së në Stagovë mbahet manifestim përkujtimor. (Shkolla e fshatit Stagovë të Kaçanikut, ora 11:00)

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për media me temën: “Vendimet e kundërligjshme të Qeverisë në Largim”. (Zyrat e GLPS-së, Rr. Rexhep Luci, ora 13:00)

    Universiteti Publik “Kadri Zeka” përmes Fakultetit të Shkencave Sociale, organizon një diskutim të hapur me Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Diskutimi do të përqendrohet në rolin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në marrëdhëniet me vendet fqinje dhe në procesin e përbashkëta në rrugën drejt integrimeve evropiane. (Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 13:00)

    Federata e Kick-boxit të Kosovës, mban konferencë për media pas sukseseve të arritura në Kupen e Botës të mbajtur në Turqi. (Shtëpia e Sporteve, ora 13:00

    Fakulteti Filozofik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, prezanton programet studimore dhe mundësitë që ofrojmë për të ardhmen akademike të të rinjve. Të pranishëm janë maturantët dhe studentët e vitit të parë nga të gjitha drejtimet. (Oborri i Fakultetit Filozofik, UP, ora 18:00)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark