“Më kapen për qafe” Tre persona të maskuar marrin peng rojën dhe grabisin kasafortën e lokalit në shesh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Më kapen për qafe” Tre persona të maskuar marrin peng rojën dhe grabisin kasafortën e lokalit në shesh

    Insajderi
    21 May 2025 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në sheshin “Nënë terezë” në Prishtinë. Tre hajna të maskuar kanë kryer vjedhje tek lokal që ndodhet në shesh. Ata kanë marrë peng rojën e sigurimit i cili po qëndronte tek dera derisa kanë realizuar vjedhjen, shkruan Insjaderi.

    Siç raportohet, tre persona kanë arritur të marrin një kasafortë me pajisje elektronike dhe para të gatshme.

    Sipas burimeve të Sinjalit brenda kompanisë së sigurimit, të cilat janë në dijeni të deklaratës që Krasniqi ka dhënë më pas në Polici, ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, teksa ai ndodhej jashtë objektit duke pirë cigare. Në atë moment, tre persona të veshur me të zeza dhe jelekë reflektues iu afruan dhe e kapën për qafe, duke e tërhequr zvarrë deri në kuzhinën e objektit.

    “Më kapën nga pas për qafe dhe më tërhoqën zvarrë në brendësi të lokalit. Më mbajtën me kokën poshtë gjatë gjithë kohës, nuk më lejuan të shoh asgjë,” mësohet të ketë deklaruar roja.

    Ndërkohë që ai mbahej peng, grabitësit depërtuan në zyrat e brendshme, ku lokalizuan dhe morën kasafortën e IPKO-s, për të cilën dyshohet se përmbante sasi të konsiderueshme parash, telefona të rinj dhe mbushje elektronike. Ata e kanë transportuar kasafortën përmes një karroce të vogël dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi, në drejtim ende të paidentifikuar.

    Pasi autorët u larguan, roja ka kontaktuar shefin dhe më pas ka njoftuar Policinë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Forenzikën dhe hetuesit. Ndërkohë, Prokuroria ka autorizuar që rasti të procedohet për hetim si “Grabitje”.

    Policia ka arritur të identifikojë veturën e dyshimtë që u përdor në ikje dhe hetimet janë në zhvillim për kapjen e autorëve të këtij akti të rëndë kriminal, i cili ndodhi në një nga pikat më të frekuentuara dhe të ndjeshme të kryeqytetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark