Kusari pas intervistës së Kurtit në televizionin publik: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari pas intervistës së Kurtit në televizionin publik: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

    Insajderi
    21 May 2025 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas intervistës së kryeministrit në largim, Albin Kurti në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

    Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se tashmë është e qartë se çfarë ka ndodhur me RTK’në, duke aluduar në kapje politike, shkruan Insajderi.

    Sapo e pashë paraqitjen e Kurtit në RTK. A ka nevojë me tregu çfarë mendoj unë apo e kemi të qartë të gjithë se çfarë ka ndodhë në RTK dhe me RTK?!”, ka shkruar ajo.

    Intervistuesi i kryeministrit në detyrë, Blerim Haxhiaj, i cili është kryeredaktor në televizionin publik, është kritikuar mbrëmë për shkak të mungesës së pyetjeve sfiduese përgjatë intervistimit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark