
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, është deklaruar pas dështimit të 19-të për konstituimin e Kuvendit.
Çitaku është pyetur lidhur me deklarimet e kryeministrit në largim, Albin Kurtit, i cili “sfidoi” opozitën që ta votonin kandidaten për kryetare të VV’së, Albulena Haxhiun, e që tha se i ka 61 vota për qeverinë, shkruan Insajderi.
Ajo tha se s’i komenton “dëshirat e deputetit Kurti”.
“Nga këtu meqenëse po e kemi tëpamundur të flasim nga foltorja e Kuvendit i bëjmë thirrje deputetit Kurti që të reflektojë, të zhbllokojë situatën, të konstituohet sa ma shpejt. Ne nuk i komentojmë dëshirat e deputetit Kurti, e vlerësojmë realitetin politik që e kemi në Kuvend. I bëjmë ftesë të reflektoj, të ndërrojë kandidaten dhe të ecim tutje”, tha Çitaku. /Insajderi.org/