"Hajde dhez me mu ...", Blero reagon ashpër pas ndarjes? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Hajde dhez me mu …”, Blero reagon ashpër pas ndarjes?

    Insajderi
    21 May 2025 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje në rrjetet sociale shpërtheu lajmi se këngëtari i njohur Blero mund t’i ketë dhënë fund lidhjes së tij me partneren e re, Agneta.

    E ndërsa ndjekësit u vërsulën për të zbuluar të vërtetën, artisti ka reaguar… në mënyrën më “artistike” të mundshme.

    Në një postim në Instastory, ai ka ndarë një foto bardhë e zi ku shihet i ulur në një tavolinë, me syze dielli dhe një shprehje të ngrirë në fytyrë, duke mbajtur dorën e një gruaje misterioze, veshur me fustan leopard. Nuk ka asnjë tag, asnjë emër.

    Vetëm një mbishkrim intrigues:

    “Maria Maria
    Hajde dhez me mu
    hajde dhez me mu
    Ohh Vija Vija Vija
    Ti bon be ne mu ”

    Nuk dihet nëse këto vargje janë pjesë nga ndonjë këngë e re që pritet të publikohet, apo një “diss” i tërthortë për situatën aktuale në jetën e tij sentimentale.

    Por një gjë është e sigurt: Blero ka paralajmëruar për datën 25 maj publikimin e albumit të tij të ri, i titulluar simbolikisht “The End”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark