Prokuroria në Pejë ngrit aktakuzë ndaj dy zyrtarëve policor për marrje ryshfeti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria në Pejë ngrit aktakuzë ndaj dy zyrtarëve policor për marrje ryshfeti

    Insajderi
    21 May 2025 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve policorë , A.Sh dhe S.K , për veprën penale “Marrje ryshfeti”, shkruan Insajderi.

    Sipas aktakuzës, dy të pandehurit në cilësinë e zyrtarëve policorë nga Njësiti i Trafikut në Pejë, me dashje e me qellim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme, me datë 20 prill 2025 në fshatin Poterq të komunës se Klinës, në atë mënyrë , derisa të pandehurit kanë qenë në pikë kontrolli, i pandehuri S.K ka ndaluar veturën Golf 8 për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe shkelje të ligjit për kundërvajtje në trafik, ashtu që të pandehurit me qëllim që të mos i shqiptojnë gjobë të dëmtuarit i i kishin kërkuar që 20 euro e më shumë euro ti dërgoj në pompën e derivateve në Pejë, ku dëshmitari i cili është punëtor i pompës se derivateve, me pas kartëmonedhën e parave ja kishte dhënë zyrtarit policor A.Sh.

    Sipas prokurorisë, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.

    “Po ashtu, prokurori i shteti me rastin e ngritjes se aktakuzës , ka propozuar gjykatës që të pandehurve përveç demit, t’ju shqiptohet edhe ndalimi i ushtrimit të profesionit”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark