Insajderi
Showbiz

Chris Brown lirohet me kusht – pagoi kaq milionë euro

Insajderi
21 May 2025 - 15:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Chris Brown lirohet me kusht – pagoi kaq milionë euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtari amerikan, Chris Brown është liruar me kush nga një gjykatë në Londër pasi u akuzua për shkaktimin e një “sulmi të paprovokuar” në një klub nate në vitin 2023.

36-vjeçari, të cilit ende nuk i është kërkuar të pranojë fajësinë për këtë çështje, është në gjendje të fillojë turneun e tij botëror muajin e ardhshëm siç edhe ishte e planifikuar si pjesë e kushteve të lirimit me kusht.

Ai u arrestua javën e kaluar dhe më vonë u akuzua për lëndime të rënda trupore për një incident në të cilin dyshohet se sulmoi një producent muzikor me një shishe.

Artisti nuk ishte i pranishëm në gjykatë për seancën e lirimit me kusht të së mërkurës, në të cilën gjyqtari tha se duhet t’i paguajë gjykatës një tarifë sigurie prej afër 6 milionë euro.

Tarifa e sigurisë është një garanci financiare për të siguruar që i pandehuri të kthehet në gjykatë dhe mund të konfiskohet nëse shkelë kushtet e lirimit me kusht,


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark