Carvajal i mërzitur, thur lavde për Ancelottin - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Carvajal i mërzitur, thur lavde për Ancelottin

    Insajderi
    21 May 2025 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Carlo Ancelotti do ta mbyllë eksperiencën e tij të dytë në Real Madrid dhe lojtarët e tij kanë mbetur të mërzitur pas momenteve magjike që i kaluan me trajnerin italian.

    E njëri prej tyre është edhe Dani Carvajal, i cili s’e ka pasur mundësinë të luajë që nga nëntori i vitit të kaluar shkaku i lëndimit të rëndë që e kishte pësuar në gju.

    E tash kur “Don Carlo” pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim si selektor i ri i Kombëtares së Brazilit, mbrojtësi i djathtë spanjoll ka thur lavde për ish-trajnerin e Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit e Evertonit.

    “Jam mjaft i mërzitur për largimin e Carlos. Në fund të fundit, kam qenë me të për shumë vite, në periudhën e tij të parë dhe të dytë këtu. Kemi fituar gjithçka me të, për mua është si një baba futbollistik. Jam mjaft i mërzitur, por në fund shpresoj që trajneri ta marrë lamtumirën e merituar të shtunën që po vjen, si trajneri me suksesin më të madh në histori të Real Madridit. Mendoj se stadiumi ynë nuk do ta lë askënd indiferent, jam i sigurt”, u shpreh veterani i mbrojtjes në konferencë për shtyp sot.Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark