
Komuna e Prishtinës ka dal me një reagim lidhur me grevën e punëtorëve të kompanisë “Pastrimi” para ndërtesës së komunës, transmeton Insajderi.
Siç thuhet në njoftim, “grumbullimi i i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm” dhe se sipas tyre, të njëjtit po keqpërdoren për qëllime politike nga menaxhmenti.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ka kohë që Kryeqyteti është angazhuar për zgjidhjen e situatës së krijuar me mbeturinat.
Prandaj, përderisa Kryeqyteti, është duke bërë gjithcka për tejkalimin e kësaj gjendje konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm. Keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë.
Siç ju kemi njoftuar, Kryeqyteti ka nënshkruar kontratën me Kompaninë Regjionale të Pastrimit, në vlerë prej 1.5 milion euro, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet.
Presim nënshkrimin e kësaj kontrate edhe nga Kompania Regjionale “Pastrimi”, me qëllim që punëtorët t’i kthehen punës dhe angazhimit të tyre në Kryeqytet.