Ronaldo nuk ndalet – Arrin 935 gola në karrierë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo nuk ndalet – Arrin 935 gola në karrierë

    Insajderi
    22 May 2025 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cristiano Ronaldo ka arritur në kuotën e 935 golave në karrierë, duke vazhduar rrugëtimin drejt objektivit personal prej 1000 golash.

    Ylli portugez ishte protagonist në fitoren 2:0 të Al Nassr ndaj Al Khaleej, në ndeshjen e xhiros së 33-të të kampionatit saudit. Ai fillimisht humbi një penallti në minutën e 65-të, por u rikthye për të realizuar nga pika e bardhë në minutën e 97-të, duke vulosur rezultatin.

    Golin e parë për Al Nassr e shënoi Jhon Duran në minutën e 75-të.

    Me këtë gol, Ronaldo forcon pozitën e golashënuesit më të mirë në ligë, me 24 gola dhe tri asistime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark